Ministria e Drejtësisë ka suspenduar tetë oficerë të Shërbimit Korrektues të Kosovës, pasi janë njoftuar se ndaj tyre është ngritur aktakuzë nga Prokuroria Themelore e Prishtinës. Oficerët korrektuar kanë shërbyer në qendrat e paraburgimit në Gjilan dhe Lipjan, njofton MD’ja.
Ky është njoftimi i plotë i MD’së:
Ministria e Drejtësisë, përkatësisht Shërbimi Korrektues i Kosovës, ka pranuar Aktakuzën e ngritur nga Prokuroria Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda, ku është informuar se ndaj tetë oficerëve korrektues të Qendrës së Paraburgimit në Gjilan dhe Qendrës së Paraburgimit në Lipjan, është ngritur aktakuzë për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtarë”.
Me qëllim që procedura penale të zhvillohet në mënyrë të pavarur, të paanshme dhe të pandikuar, Shërbimi Korrektues i Kosovës, ka marrë vendim për suspendim të këtyre zyrtarëve:
1. G.S
2. XH.D
3. K.RR
4. M.M
5. A.L
6. D.B
7. M.M
8. A.S