Aktuale

Ministria e Drejtësisë suspendon 4 zyrtarë të Qendrës së Paraburgimit në Prizren për rastin e Astrit Deharit

Inspektorati i Ministrisë së Drejtësisë, përmes një komunikate për media, kanë treguar se rekomandojnë masa disiplinore në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, aty ku edhe vdiq aktivisti i “Vetëvendosjes”, Astrit Dehari.

Inspektorati i Ministrisë së Drejtësisë kërkon masa disiplinore në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, shkaku i Deharit.

“Inspektorati i Ministrisë së Drejtësisë, gjatë zbatimit të procedurës së inspektimit, në pajtim me detyrat dhe obligimet e veta ligjore, ka dërguar raportin e Inspektimit të procedurave te ndjekura me rastin e vdekjes së të burgosurit Astrit Dehari”, thuhet në komunikatë, transmeton Gazeta Express.

Inspektorati, sipas komunikatës, gjatë inspektimit nuk ka gjetur asnjë veprim të institucionit, i cili në çfarëdo mënyre do të ishte nxitës apo shkaktar i vdekjes së Astrit Deharit edhe pse janë identifikuar disa neglizhenca procedurale.

“Si pasojë e këtyre neglizhencave janë iniciuar procedurat disiplinore ndaj një zyrtari korrektues, dy mbikëqyrësve si dhe ushtruesit të detyrës së Drejtorit, të cilit po ashtu i është shqiptuar edhe masa e suspendimit si masë paraprake”, thuhet në komunikatë.