Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka hapur fazën e aplikimit në kuadër të Programit për Zhvillim Rural për vitin 2018.
Përmes një njoftimi, Ministria e Bujqësisë ka ftuar të gjithë fermerët dhe ekonomitë bujqësore që duan të merren me bujqësi dhe zhvillim rural të aplikojnë në fondin prej 19 milionë euro për mbështetje në disa sektorë.
Thirrja vlen për pesë masa të Programit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural 2018.
MASA 101: Investimet në asetet fizike dhe në ekonomitë bujqësore
MASA 103: Investimet në asetet fizike në përpunimin dhe tregtimin e prodhimeve bujqësore.
MASA 302: Diversifikimi i fermave dhe zhvillimi i bizneseve
MASA: Ujitja e tokave bujqësore
MASA 303: “Përgatitja dhe zbatimi i strategjive dhe zhvillimit lokal – Qasja LEADER”- Për grupet lokale të veprimit (GLV)- të përzgjedhura.
Thirra për aplikim është e hapur prej datës 19 mars (sot) deri më 30 prill 2018. Për informatat më të hollësishme vizitoni faqen e Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë www.azhb-ks.net.