Aktuale

Ministria e Ambientit në shërbim të Pacollit dhe fshatit të tij

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, së bashku me eprorin e tij në parti, Behgjet Pacollin, kanë marrë pjesë në projektin e fillimit të pastrimit të lumit që gjendet në fshatin e ministrit të Punëve të Jashtme.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Matoshi, përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në ‘facebook’.

“Së bashku me zëvendëskryeministrin e parë dhe ministrin e Punëve të Jashtme, Behxhet Pacolli, deputetin e Kuvendit të Kosovës, Islam Pacolli, dhe këshilltarët politik, morëm pjesë në fillimin e punimeve për Projektin “ Pastrimi i shtratit të lumit të Marecit”, ka shkruar Matoshi.

I gjithë ky projekt do të kushtoj rreth 100 mijë euro.

“MMPH-ja është duke e përkrahur këtë projekt për pastrim të shtratit në vlerë prej 90 mije e 388 euro”, thuhet në njoftimin e Matoshit.

Fatmir Matoshi në postin e ministri në MMPH ka ardhur pas dorëheqjes së Albena Reshitajt./GazetaExpress/

the authorBurbuqe Metolli