Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale mbështetur nga GIZ-i ka bërë certifikimin e 164 punëkërkuesve të rinj që kanë ndjekur Trajnimin e Ndërmarrësisë në kuadër Certifikimit të Programeve të Vetëpunësimit.
Ministri , Skender Reçica, ka bërë shpërndarjen e certifikatave për përfituesit e këtij trajnimi.
”Në periudhën gati një vjeçare, përmes programeve të ndërmarrësisë kanë përfituar mbi 160 punëkërkues, do të krijohen 50 ndërmarrje të reja dhe do të hapen mbi 100 vende të reja të punës. Kjo ka ndikim të madh në mirëqenien e mbi 300 familjeve në Kosovë”, tha ministri Reçica.
Ai falënderoi Qeverinë Gjermane, në veçanti GIZ për bashkëpunimin në implementimin e këtyre projekteve të cilat ndikojnë drejtpërdrejt në krijimin e mundësive për të rinjtë dhe në zbutjen e papunësisë në Kosovë, gjë që përbën edhe një nga objektivat kryesore të MPMS-së.
Drejtori i GIZ për Kosovë, James Macbeth tha se angazhimi i përbashkët i tyre me MPMS-në është një mbështetje e madhe për të rinjtë si dhe mundësi për gjenerimin e vendeve të reja të punës.