Aktuale

Ministri Zemaj në Vërmicë, apelon për zbatim strikt të masave kundër Koronavirusit

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka vizituar pikën kufitare ndërmjet Kosovës e Shqipërisë – në Vërmicë, raporton Ekonomia Online.

Në bashkëbisedimin që pati me punonjësit e pikës kufitare në Vërmicë, ai apeloi te ta që të respektojnë në maksimum masat për parandalimin e përhapjes së Coronavirusit.

Kjo sipas tij, duhet të vlejë për secilin që nga kjo pjesë, hyn brenda territorit të Kosovës.

”Kisha lutur që të përçoni mesazhin e respektimit të masave për mbrojtjen e shëndetit”, është shprehur ai në adresimin e tij për media.

Në Kosovë mbrëmë nga IKSHPK u raportua gjatë ditës 40 persona rezultuan pozitiv me Covid-19.

the authorGazetaKNN