Aktuale

Ministri shqiptar në Angli, shpreh dëshirën që duan gjithë shqiptarët

Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në Britaninë e Madhe, është takuar me homologen Liz Truss, me të cilën kanë diskutuar për bashkëpunimet dypalëshe në fushën e drejtësisë.

Manjani, i cili ka postuar edhe një foto në profilin zyrtar në Twitter, ku ka shprehur edhe një dëshirë. Atë të heqjes së vizave me Britaninë Madhe. “Në Londër me Ministren Truss për bashkëpunim dypalësh! Do të dëshironim pa viza!”, shkruan Manjani.