Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala e ka konsideruar të pa pranueshëm veprimin e Agjencisë Qendrore të Prokurimit ku përmes një tenderi publik favorizon produktet serbe e jo ato vendore.
Shala ka theksuar se puna e tij vazhdimisht është ndihma ndaj prodhuesve vendorë dhe fuqizimi i tyre, e jo favorizimi i produkteve të huaja, e në rastin konkret atyre serbe.
“E konsideroj të papranueshëm këtë veprim të AQP si ministër i MTI, sepse qëllimi im dhe i Qeverisë së Kosovës është fuqizimi i prodhuesve vendorë. Ne çdo ditë po bëjmë thirrje qytetarëve të konsumojnë produkte vendore, e jo atyre të importin. Kjo është e papranueshme dhe reagoj fuqishëm ndaj këtyre padrejtësive qe iu bëhet prodhuesve vendorë”, ka thënë ministri Shala për gazetën Express.