Aktuale

Ministri serb i Kosovës: Po thonë se sot do të na burgosin, le të na burgosin madje të gjithëve po të munden

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Ivan Todosijeviq ka thënë se kërcënimet me arrestim nuk do t’i frikësojnë serbët dhe do të vazhdojnë me themelimin e Asociacionit të komunave serbe, shkruan GazetaBlic.

Ai këto deklarata i ka b♪7rë pak minuta më parë në  takimin e Listës Serbe  që thuhet se po bëhet për themelimin e AKS-s, e që është thirrur për në orën 12:44, që simbolizon Rezolutën 1244 të OKB-së për Kosovën.

“Prishtina nuk po do që të formojë Bashkësinë e Komunave me shumicë Serbe, ne kemi plotë të drejta legjitime që ta marrim vet në dorë këtë punë, ta krijojmë vet bashkësinë e komunave me shumicë serbe, dhe të vendosim vet për jetën tonë dhe të qytetarëve tanë dhe fëmijëve tanë.” – ka thënë Todosijeviq, përcjellë GazetaBlic.

Ai madje ka shtuar se nuk e kanë aspak problem edhe nëse i burgosin të gjithë.

“Kemi dëgjuar sot, vëllezër e motra se qysh nga dje është folur shumë se do të na burgosin neve sot, le të na burgosin, madje të gjithëve nëse munden.” – ka shtuar ai. / GazetaBlic /