Aktuale

Ministri Reçica tregon se si do të bëhet reformimi i plotë i sistemit pensional

Ditë më parë, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, ka njoftuar se do të ndërmarrë hapat për reformimin e plotë të sistemit pensional, ku ka lansuar në konsultime publike koncept dokumentin për reformën pensionale në vend.

Ministri i MPMS-së, Skender Reçica në një intervistë për KosovaPress ka treguar se si do të realizohet ky reformim.

“Në Konceptdokumentin për Reformën Pensionale, hapi kryesor është instalimi i sistemit të sigurimeve sociale në vend, gjë që parashihet edhe në dokumentet strategjike të Qeverisë, Ministrisë, por gjithashtu bën pjesë edhe në agjendën e integrimit të Kosovës në BE.

Ministri ka thënë se do të hartohet Projektligji unik për pensionet, Projektligji për Sigurime Sociale dhe Projektligji për Fondin për Sigurime Sociale (Agjencinë), gjithashtu disa ligje do të amandamentohen. Ai ka thënë se sistemi pensional në Kosovë do të ndërtohet në bazë të standardeve ndërkombëtare, i përbërë nga katër shtylla.

Ministri Reçica thotë se në reformën pensionale që kanë ndërmarrë do të njihet edhe stazhi i të punësuarve të viteve 1990-1999 dhe do të trajtohet çështja e pensioneve të dyfishta, si dhe një varg çështjesh tjera sa i përket sanimit të probleme aktuale të sistemit pensional në vend.

the authorBurbuqe Metolli