Aktuale

Ministri që u shkarkua nga Haradinaj duket i qetë kafeneve të Prishtinës

Futja e AKR-së në koalicion me PAN-in, për krijimin e Qeverisë pas zgjedhjeve të fundit që u mbajtën në qershorin e vitit të kaluar, e detyroi Behxhet Pacollin që të gjente njerëz adekuatë për t’i bërë ministra në ministritë që i kishte fituar – sipas marrëveshjes me PDK-në, AAK-në dhe NISMA-n Socialdemokrate, shkruan Periskopi.

Duke qenë se AKR-ja mori shumë ministri, kuadrot brenda Kosovës nuk i mjaftuan Pacollit për të plotësuar pozitat e ministrave, dhe kësisoj u detyrua që të ‘importonte’ prurje nga jashtë Kosovës. Flamur Sefaj ishte njëra ndër to. Ai u emërua ministër i Punëve të Brendshme në Qeverinë Haradinaj.

Por pa kaluar plot tetë muaj në këtë post, Sefaj u detyrua që të pranonte urdhërin e shkarkimit të tij që erdhi nga kryeministri Ramush Haradinaj, pas skandalit të arrestimit të Marko Gjuriqit.

Sefaj e kishte pranuar dorëheqjen pas disa ditësh rezistencë, ndërsa këto ditë është duke u përfolur për emrin që do ta zëvëndsojë atë, edhe pse ende nuk ka asgjë konkrete.

E si duket tashmë ai i është kthyer normalitetit. Nga ditët e stërngarkuara me takime e mbledhje, Sefaj tashmë pi kafe i qetë nëpër kafenetë e Prishtinës, edhe pse në pamje duket paksa i mërzitur./Periskopi/