Sot u hap Kampi Veror për të rinj nga diaspora, Kosova e Shqipëria dhe trevat tjera shqiptare në bashkëpunim me OJQ-në ‘Toka’ e cili do të zgjas deri më 28 korrik. Hapjen e tij e bëri Ministri i Ministrisë së Diasporës, Valon Murati.
“Unë pata nderin të dorëzoj flamurin e kampit, i cili në fund do të na kthehet me shënime nga kampistët”, tha Murati.
Sipas tij ky model pune është një përpjekje shtesë për të afruar të rinjtë nga diaspora me atdheun, sidomos për ta bërë këtë duke i njohur me bashkëmoshatarët e tyre dhe përmes aktiviteteve të shumta. /Indeksonline/