Rajon & Botë

Ministri i Jashtëm i Turqisë: BE është e ligë

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Cavusoglu, e ka akuzuar sot Bashkimin Evropian se po tregohet e ligë për shkak se nuk është në gjendje që ta bëjë Qipron e ndarë etnikisht që t’i zhbllokojë disa pjesë të rëndësishme të negociatave për anëtarësimin e Turqisë në bllokun 28-anetareshe.

Cavusolgu ka thënë se një marrëveshje për ribashkimin e Qipros nuk është kriter për fillimin e bisedimeve në fusha politike – apo kapituj – që Qiproja si anëtare e BE-së vazhdon ta pengojë, përcjell Express.

“Paaftësia e BE-së që ta ndalojë një shtet të mos e bllokojë hapjen e kapitujve është edhe një shfaqje tjetër se ligësia e BE-së po i tejkalon problemet,” tha ai/Express/