Rajon & Botë

Ministri i Jashtëm turk në vizitë të paparalajmëruar në Iran

Kreu i diplomacisë turke, Mevlüt Cavusoglu, vendi i së cilit mbështet forcat rebele siriane, zhvilloi sot një vizitë në Iran, siç njihet për mbështetjen ndaj presidentit Bashar al-Assad, ku pritet të diskutojnë të dyja palët rreth çështjeve rajonale, njoftoi sot Ministria iraniane e Punëve të Jashtme.

Kjo vizitë jashtë agjende e Cavusoglu vjen pas asaj të 12 gushtit të kaluar të kreut të diplomacisë iraniane, Mohammad Javad Zarif në Ankara, i cili u takua me presidentin Recep Tayyip Erdogan, transmeton atsh.

Gjatë kësaj vizite, Turqia u angazhua të bashkëpunojë me Iranin për arritjen e një zgjidhje të konfliktit në Siri, pavarësisht qëndrimeve të kundërta të dy vendeve në lidhje me konfliktin.