Aktuale

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë: Serbia duhet ta njohë Kosovën për të hyrë në BE

Serbisë do t’i duhet që ta pranojë pavarësinë e Kosovës që të hyjë në Bashkimin Evropian.

Këtë e ka thënë ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Sigmar Gabriel, i cili dje qëndroi në Prishtinë, shkruan Reuters, përcjell Klan Kosova.

Kosova shpalli pavarësinë dhjetë vjet më parë, gati një dekadë pas bombardimeve të NATO-së kundër forcave serbe, për të ndaluar vrasjet dhe dëbimet e shqiptarëve gjatë viteve 1998-99.

“Nëse Serbia dëshiron që të lëvizë përpara drejt Bashkimit Evropian, ndërtimi i rendit dhe ligjit është kushti i parë, por natyrisht edhe pranimi i pavarësisë së Kosovës”, ka thënë Gabriel gjatë një konference të përbashkët me kryeministrin Ramush Haradinaj.

“Ky është kushti qendror për të marrë rrugë drejt Evropës”.

“Gabriel ka thënë se ka dhënë porosinë e njëjtë edhe për zyrtarët në Serbi herët gjatë të mërkurës.

Serbia synon që të bashkohet në BE kah viti 2025, datë e vënë nga Brukseli. Kjo duket të jetë edhe koha kur Be synon të marrë brenda vetes vendet e Ballkanit Perëndimor.

Zyrtarët serbë shpresojnë që njohja e Kosovës të mos jetë kushti kryesor për anëtarësim në BE. Ministri i Brendshëm, Aleksandër Vulin, ka thënë në Beograd se Prishtina do të jetë pjesë e Serbisë.

Gabriel ka thënë dje se vendi i tij do të jap ndihëm ndaj Kosovës që të njihet nga pesë vendet anëtare te BE-së që ende nuk e kanë bërë këtë – Spanja, Rumania, Qipro, Greqia dhe Sllovakia.

“Natyrisht, lejimi i anëtarësimit në Bashkimin Evropian është fundi i qëllimit. Një prej kushteve për atë do të jetë bindja e pesë vendeve të BE-së të cilat nuk e kanë njohur Kosovën, njohje e cila do të kishte kuptim pasi që Kosova kurrë nuk do të jetë më pjesë e Serbisë”.

“Anëtarësimi në Bashkimin Evropian është një situatë ku do të fitonin të gjitha palët”.

Kosova është njohur ka 115 vende, përfshirë 23 nga 28 anëtarët e BE-së. Është anëtarësimi në OKB që është bllokuar nga Serbia dhe aleatët e saj Rusia dhe Kina. Rreth 120 mijë serbë që jetojnë në Kosovë edhe e llogarisin Beogradin si kryeqytet të tyre. Po ashtu ata përkrahen edhe financiarisht nga Serbia.

Gjermania është një prej vendeve të para që ka njohur pavarësinë e Kosovë, bashkë me SHBA-të, Francën dhe Mbretërinë e Bashkuar – duke mbetur një prej investitorëve më të mëdhenj në Kosovë.