Rajon & Botë

Ministri i Jashtëm i Austrisë: Erdogan nuk është i mirëseardhur në Austri për fushata

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, nuk është i mirëseardhur që të mbajnë fushata në Austri në lidhje me referendumin e ardhshëm, në të cilin qytetarët turq do të votojnë për ta zhvendosur sistemin e tanishëm parlamentar në presidencë ekzekutive, ka thënë ministri i Jashtëm i Austrisë, Sebastian Kurz.

Kurz ka thënë se fushata e Erdogan-it para referendumit të 16 prillit do t’i rriste mosmarrëveshjet në Austri, si dhe do të pengonte integrimin e minoritetit me origjinë turke prej 360.000 vetave në Austri, ku përfshihen 117.000 qytetarë turq, transmeton Express.

“Fushatat nuk janë të mirëseardhura. Natyrisht se presidenti turk, si çdo politikan tjetër i lartë, mund të kryejë vizita bilaterale në Evropë dhe Austri për bisedime me zyrtarë të lartë. Por, ne qartazi e refuzojmë fushatën dhe polarizimin turk në Austri,” ka thënë Kurz./Express/