Aktuale

Ministri Ismaili viziton djaloshin nga Istogu, që pati telashe në QKUK

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili bashkë me drejtorin e SHSKUK-së, Basri Sejdiu, kanë vizituar gjatë ditës Hysen Ibrahimajn, i cili ditë më parë kishte pas një problem me një doktor në QKUK, ku i ishte lënë plaga hapur për tu kuruar në klinikën private.

“Sot vizitova Hysenin, 19-vjeçarin nga Istogu, i cili së fundmi ka pasur një përvojë jo të mirë me mjekët në QKUK?. Hysenit dhe prindërve të tij ua shpreha keqardhjen time për atë që iu ka ndodhur dhe i sigurova ata që diçka e tillë nuk do t’iu përsëritet më”, ka shkruar Ismaili në Facebook, përcjell Klan Kosova.

“Bashkë me drejtorin e SHSKUK-së Basri Sejdiu, e ftuam Hysenin që të vijë dhe ta marrë trajtimin dinjitoz dhe profesional, siç ai dhe të gjithë qytetarët e tjerë e meritojnë”.

“Nuk do të lejojmë që një rast i izoluar ta njollosë punën e palodhshme dhe të ndershme të mijëra punëtorëve shëndetësorë. Reformat, të cilat i kemi filluar si Ministri, në bashkëpunim me personelin mjekësor që punon me nder dhe integritet, me ndihmën e qytetarëve tanë, do t’i bëjmë