Menjëherë pas votimit nga deputetët, ministri Rrustem Berisha tha se po hapet një kapitull i ri dhe po formësohet shteti, pasi Kosova do ta ketë edhe Ministrinë e Mbrojtjes.
Tashmë nën petkun e ministrit të Mbrojtjes, Berisha theksoi se FSK do të vazhdon punën e saj dhe do të funksionojë në bazë të ligjeve të Kosovës.
“Kjo është meritë e të gjithëve, ushtarakëve, ministrave para meje”, tha Berisha.
Ai shtoi se do të jenë partner strategjik me NATO-n dhe gjithë aleatët e Kosovës dhe FSK-së.