Ministri i Brendshëm i Kosovës, Bejtush Gashi, në mbledhjen e sotme të Qeverisë ka folur edhe për pritjet e bashkatdhetarëve nëpër pikat kufitare me Serbinë.
Gashi aty bëri të ditur se pritjet mesatare janë tre deri në pesë minuta, shkruan Lajmi.net.
Sipas tij, këto pritje po ndodhin për shkak të kontrolleve të rrepta nga autoritetet serbe.
Kujtojmë se tash e një kohë të gjatë nëpër pikëkalimet kufitare mes Kosovës dhe Serbisë po shkaktohen kolona të gjata, gjë që po shkakton vonesa të mëdha te bashkatdhetarët që vijnë për të kaluar pushimet në Kosovë.