Ekonomi

​BERZh do ta përkrah Kosovën në infrastrukturën rrugore (Foto)

BERZh mbetet ndër donatorët dhe financuesit më të mëdhenj për Kosovës. Që prej kur është anëtarësua shteti ynë në këtë institucion financiar ndërkombëtar, Kosova ka pranuar 203 milionë euro.

Kështu u tha sot pas takimit ndërmjetpresidentit të BERZH, Suma Chakrabarti dhe ministrit të Financave, Avdullah Hoti.

Hoti tha se presidenti i BERZh shprehi gatishmërinë për mbështetjen e Qeverisë në projektet të cilat janë në prioritet.

Sipas tij, BERZh do të përkrah sektorin publik për infrastrukturë rrugore, hekurudhore.

Hoti tha se ky institucion është i gatshëm të ndihmojë edhe sektorin privat, në sektorin financiar.

Presidenti i BERZH, Suma Chakrabarti tha se BERZh dëshiron ta ndihmojë Kosovën dhe qeverinë e sajqë të ketë implikime në tërheqjen e investimeve vendore dhe të huaja. Sipas tij, përkrahja e BERZh nuk do të mungojë asnjë herë për Kosovën./KP