“Deklaratat e fundit nga Rama duhet të sjellin përsëri në kujtesën tonë se ata për të cilët ai flet ishin bashkëpunëtorë të nazistëve. Ne nuk do të pranojmë sfida të tilla”, ishte kjo deklarata e bërë nga ministri grek i Mbrojtjes, si kundërpërgjigje ndaj kreut të qeverisë Edi Rama.
Ministri i Mbrojtjes së Greqisë, Panos Kamenos së bashku me shefin e Shtabit të Përgjithshëm kanë marrë pjesë në një aktivitet në kufi me Shqipërinë, ku dhe janë lëshuar disa deklarata të forta për çështjen e Çamërisë. “Ne nuk do të pranojë sfida të tilla, ne nuk do të pranojë raporte të tilla, të cilat infektojnë dhe historinë dhe të drejtën ndërkombëtare”, tha ai.