Ministri i Jashtëm gjerman, Sigmar Gabriel i ka dërguar një kritikë të ashpër kancelares Angela Merkel, për shkak të protestave të dhunshme që ndodhën në Hamburg gjatë samitit të G20-tës.
Sipas njoftimeve zyrtare, rreth 500 policë u plagosën dhe 186 persona janë mbajtur në paraburgim për dhunën e shkaktuar në rrugët e qytetit gjerman./KosovaPress/