Ministri Gashi premton ndërtimin e Kullës së Qëndresës si shenjë kujtese për sakrificën e hasjanëve për liri dhe pavarësi
Në ceremoninë përkujtimore të 19 vjetorit të masakrës së Lubizhdës së Hasit, Kujtim Gashi premton ndërtimin e Kullës së Qëndresës si shenjë kujtese për sakrificën e hasjanëve për liri dhe pavarësi.
Ja dhe postimi i tij i plotë:
Në ceremoninë përkujtimore të 19 vjetorit të masakrës së Lubizhdës së Hasit.
Lubizhda e Hasit i dha katërmbëdhjetë Dëshmorë dhe dyzet Martirë gjatë luftës së fundit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Para qindra qytetarëve pjesëmarrës në këtë ceremoni u zotova se Ministria e Kulturës, do të financojë ndërtimin e Kullës së Qëndresës si shenjë kujtese për sakrificën e hasjanëve për liri dhe pavarësi.
KG