Aktuale

Ministri i FSK-së vizitë zyrtare në Kanada

Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës Haki Demolli, me ftesë të ministrit të Mbrojtjes së Kanadasë, u nis sot, për vizitë tre ditore në Kanada, për të marrë pjesë në punimet e Konferencës së Forumit të Halifaksit për Sigurinë Ndërkombëtare, që do të mbahet nga data 18-20 nëntor.

Ministri  Demolli në Halifaks do të ketë takime bilaterale me zëvendës sekretarin e Mbrojtjes Amerikan Robert Work si dhe me ministrin e Mbrojtjes në Qeverinë e Kanadasë, zHarjit Singh   Sajjan, pastaj me ministrin e Mbrojtjes të Estonisë, Hannes Hanso, ministrin e Mbrojtjes të Republikës së Maqedonisë, Zoran Jolevski, Sekretarin e përgjithshëm të Parlamentit, Ralf Brauksiepe  nga ministria Federale e Mbrojtjes së Gjermanisë si dhe delegacionin e tjera pjesëmarrëse në Forumin e Halifaksit për Siguri Ndërkombëtare.

Konferenca,  Forumi i Halifaksit për Siguri Ndërkombëtare, është  konferencë e punëve të jashtme dhe të mbrojtjes në Amerikën e Veriut, dhe takimi më i madh i udhëheqësve më të lartë politikë dhe ushtarakë.