Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi ka prezantuar raportin vjetor të vlerësimit të Planit Strategjik të Arsimit të Kosovës 2017/2021.
Sipas tij, ky raport është dokument bazik që hapë rrugët drejt reformave të nevojshme të sistemit arsimor në Kosovë.
Ky është njoftimi i plotë:
Gjatë prezantimit të Raportit vjetor të vlerësimit të Planit Strategjik të Arsimit të Kosovës 2017/2021, theksova rëndësinë e madhe që ka ky Plan, sepse është dokument bazik që hapë rrugët drejt reformave të nevojshme të sistemit arsimor në Kosovë.
Shfletimi i këtij vlerësimi do të nxjerrë në pah të arriturat dhe sfidat që paraqiten në zbatimin e këtij Plani deri në vitin 2021. Një ndër pengesat që ne kemi hasur në raport është mungesa e buxhetit të mjaftueshëm, i cili do të mundësonte që PSAK të zbatohet në tërësi.
Po ashtu, theksova se gjithëpërfshirja ka shënuar ngritje nga niveli parashkollor deri në nivelin parauniversitar, ndërsa fuqizimi i rolit të prindërve në procesin e përzgjedhjes së drejtorëve të shkollave do të ndihmonte në menaxhimin e mirë të shkollave.
Falënderova GIZ-in dhe partnerët tjerë ndërkombëtarë për angazhimin e vazhdueshëm që po bëjnë në përkrahjen e realizmit të aktiviteteve të Ministrisë së Arsimit dhe vlerësimin e punës së PSAK.