Taksa 100% e importit ka prekur edhe Bosnjën, shtet ky që është “dënuar” bashkë me Serbinë.
Sipas statistikave, Bosnja eksporton në Kosovë mallëra me vlerë mbi 80 milionë euro dhe kjo masë e ka goditur mjaft.
Ministri i Tregtisë, Mirko Saroviq ka reaguar duke thënë se kamionët po kthehen prapa dhe kjo taksë është e padrejtë.
“I kemi kërkuar Prishtinës që të largohet menjëherë kjo masë, ne gjithashtu kemi kërkuar intervenim të menjëhershëm të Brukselit. Ky vendim është në kundërshtim me bashkëpunimin rajonal dhe frymën e marrëdhënieve të mira. Tashmë kjo çështje i takon Brukselit, Bosnja ka harxhuar të gjitha rrugët që ka për të reaguar rreth kësaj”, theksoi Saroviq. /Gazeta Express