Një fëmijë është goditur sot për vdekje nga një minibus në fshatin Lushtë të Mitrovicës.
Zëdhënësi i Policisë, Avni Zahiti ka thënë për lajmi.net se në këtë aksident ka humbur jetën një 11-vjeçar, i cili është goditur nga një minibus.
Rasti, sipas Zahitit, ka ndodhur në fshatin Lushtë rreth orës 15:15.
“Shoferi është dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i viktimës për obduskion”, ka thënë Zahiti. /Lajmi.net/