Fun

Mini cunami godet Holandën

Sipas pamjeve që janë duke qarkulluar Holanda është goditur nga një mini cunami, duke i zënë plazhistët e papërgatitur.

Sipas mediave lokale, ky është një fenomen aq i rrallë saqë kjo është hera e parë që është filmuar dhe dokumentuar, transmeton portali arbresh.info.

Raportimet e para për valë të lartësisë mesatare filluan të dalin në orën 5:45 të mëngjesit.

Askush nuk është lënduar nga ky incident edhe pse kishe dëme materiale.

Fenomeni unik quhet meteocunami apo cunami meteorologjik.

Gjenerohet kur ndryshimet e shpejta në presionin atmosferik shkaktojnë zhvendosjen e një pjese të ujit./Arbresh.info