Aktuale

Mimoza Kusari tregon pse qeshi me fjalimin e Milaim Zekës

Derisa deputeti Milaim Zeka po fliste në Kuvend për skandalin e mishit të prishur në Kosovë, ka thënë se në vendin tonë është shitur edhe mish ‘i miut të detit’.

Me këtë rast, ai ka thënë se me fjalimin e tij po qesh deputetja Mimoza Kusari Lila.

Mirëpo, pas kësaj, ka reaguar Kusari – Lila e cila i ka thënë Zekës se nuk ka qeshur me fjalimin e tij, por me shprehjen ‘mi i detit’.

“Faleminderit deputetit Zeka që përmendi emrin tim. Deshta t’i tregoj vetëm se nuk kam qeshur me atë çka tha por vetëm me shprehjen ‘mi i detit’”, tha ajo./Periskopi/