Mimoza Kusari ka njoftuar se Asamblenë Komunale në Gjakovë u formua grupi më i madh i asamblistëve në mbështetje të Alternativës së re politike.
Gjashtë asamblistë nga AKR dhe dy asamblistë nga koalicioni AAK – LDD u rreshtuan në mbështetje të Alternativës së re pjesën e së cilës është Kryetarja e Komunës së Gjakovës.
Asambleistët nga AKR që u rreshtuan pranë Kryetares janë:
Hasan Krasniqi, Mahmud Lila, Sevdije Haxhibeqiri, Vjollca Roka, Jeton Vorfi dhe Rina Domi. Gjithashtu, nga radhët e koalicionit AAK – LDD u rreshtuan pranë Kryetares, Mirdita Ademaj dhe Xhevat Zenelaj.
“Me këtë hap bëhet nisja e parë institucionale e Alternativës së re politike bëhet nga Asambleja e Gjakovës. Kjo iniciativë do të vazhdojë edhe nëpër Komunat tjera edhe në ditët vijim”, ka njoftuar Kusari-Lila. /Koha.net