Aktuale

Milot Shala në Samitin Global të Ndërmarrësisë në SHBA

Ambasada e SHBA-ve në Prishtinë njofton se Milot Shala do të marrë pjesë në Samitin Global të Ndërmarrësisë (GES) që do të mbahet prej 22 deri 24 qershor në Palo Alto, Kaliforni. Ai do t’i bashkëngjitet 700 ndërmarrësve, investitorëve, folësve dhe udhëheqësve nga fusha e biznesit nga e tërë bota.

Në një komunikatë për media nga ambasada e SHBA-ve thuhet se këtyre ndërmarrësve inovativë do t’iu bashkëngjiten edhe zyrtarë të lartë të Qeverisë së SHBA-ve, përfshirë presidentin Barack Obama, Sekretarin e Tregtisë Penny Pritzker, dhe Nën-Sekretarin e Shtetit për Diplomaci Publike dhe Marrëdhënie me Publikun, Richard Stengel.

“Ky samit do të jetë i shtati me radhë, ku nikoqirë ishin Qeveria e SHBA-ve dhe gjashtë qeveri tjera në tërë botën. Duke e sjellur Samitin prapë në SHBA Presidenti Obama e thekson përkushtimin e tij ndaj ndërtimit të urave të cilat na ndihmojnë që të merremi me sfidat globale së bashku”, thuhet në komunikatë.

Për të mësuar më shumë për Samitin Global të Ndërmarrësisë në www.GES2016.org. Hyni në bisedat onllajn duke përdorur #GES2016 dhe përcjellni në Tëitter në @ges2016, ose përcjelleni përfaqësuesin e Kosovës, Milot Shalën, në @milot.