Shtatë persona, duke përfshirë dy fëmijë, u vranë kur tre militantë talebanë sulmuan shtëpinë e një anëtari të parlamentit afgan në Kabul, mbrëmjen e djeshme, njoftoi media vendase.
“Të tre sulmuesit u vranë,” raportoi agjencia lokale e lajmeve “ToloNews”, duke cituar zyrtarë të sigurisë.
“Parlamentari afgan, Mir Ëali, i cili përfaqëson provincën jugore të Helmandit, u arratis nga shtëpia që ndodhej në Kabul, në lagjen e qarkut 5 të policisë me plagë të lehta”, raportoi ToloNeës.
Zëdhënësi i talibanëve, Zabihullah Mujahid ka marrë përgjegjësinë për sulmin duke thënë se “nisi si një organikë e rëndësishme ushtarake sidomos nga komandantët ushtarakë nga Helmandi, të cilët ishin mbledhur për një takim të rëndësishëm.”
Zëdhënësi tha se të paktën 20 persona të armatosur dhe personeli kyç u vranë, por talebanët janë të njohur për ekzagjerimin e numrit të viktimave.