Kuriozitete

Miliona pika të verdha misterioze mbi plazh: Nëse i shihni, mos u afroni! (Video)

Pikat janë pak të yndyrshme dhe të brishta.

Në bregdetin verior të Francës, të njohur si “Opal bala”, javën e kaluar janë shfaqur pika jo të zakonshme me ngjyrë të verdhë, shkruan The Local transmeton gazetametro.net

Këto pika janë shfaqur në pjesën bregdetare të me gjatësi prej 30 kilometrave nga Bolonj Sur Mera deri te Le Tokveta, ndërsa autoritetet zyrtare thonë që nuk po e dinë se nga është përhapur kjo materie dhe se hulumtimet janë në proces e sipër.

“Edhe pse po përngjajnë në rruaza të poliuretanit, pikat janë pak të yndyrshme dhe brishta, por as nuk shkëputen lehtë. Nuk kanë aromë dhe dallojnë shumë nga parafinat industriale të cilat nganjëherë lundrojnë në bregdet”, deklaron Henicart, përfaqësues i Asociacionit “Sea- Mer”për VOA du Nord.

“Ende nuk e dimë se a është ky lloj i materies toksik, andaj vizituesve u rekomandojmë që mos t’i afrohen”, ka përmbyllur ai.

Nëndërkohë janë marr mostrat, mbi të cilat po hulumton organizata “Cedre Association”.