Familjet e viktimave të sulmit në lokalin e natës Pulse në Orlando do të marrin shumicën e parave të mbledhura në një fond që është krijuar veçanërisht për të ndihmuar familjet e të vrarëve dhe të mbijetuarit e sulmit më të rëndë me armë zjarri në historinë moderne të SHBA’së.
Një propozim se si të shpërndahen këto para është publikuar të enjten nga Kenneth Feinber, administratori i fondit “OneOrlando”.
Në këtë fond deri më tash janë mbledhur 17 milionë dollarë. Shuma e saktë e parave për secilin do të varet nga të dhënat e reja, pasi mbledhja e parave do të vazhdojë deri më 26 shtator, transmeton REL.
Omar Mateen ka hapur zjarr në brendi të lokalit gjatë muajit të kaluar duke vrarë 49 persona dhe duke plagosur 53 të tjerë.