Militantë të dyshuar islamikë kanë vrarë 12 ushtarë dhe kanë plagosur tetë të tjerë, në një sulm ndaj ushtrisë në Sinai Peninsula, thonë burime të sigurisë në Egjipt.
Ushtria thotë se 15 militantë u vranë gjatë sulmit, i cili ndodhi afër qytetit të Bir al-Abd, raporton BBC.
Grupi nga provinca Siani, është raportuar se qëndrojnë pas sulmit.
Është grupi më aktiv kryengritëse Egjiptit, i cili u zotua për besnikëri ndaj të ashtuquajturit Shtet Islamik në vitin 2014, transmeton KosovaPress/
Tags:ISIS