Sport

Milani pas mesfushorit të Barcelonës

Milani ka filluar kontaktet për mesfushorin e Barcelonës Denis Suarez.
Lëndimi i Lucas Biglias dhe Giacomo Bonaventuras ka bërë që klubi italian të interesohet për repartin e mesfushës, transmeton Gazeta Express.

Formula e transferimit mund të jetë huazim me të drejtë blerje.

Suarez ka një kontratë me klubin katalonas deri në vitin 2020, mirëpo në janar mund të ndërrojë ambient dhe të kalojë në “San Siro”. /Gazeta Express/

the authorBurbuqe Metolli