Sport

Milani arrin marrëveshje edhe me një lojtar

BERGAMO, ITALY - AUGUST 21: Andrea Conti of Atalanta BC in action during the Serie A match between Atalanta BC and SS Lazio at Stadio Atleti Azzurri d'Italia on August 21, 2016 in Bergamo, Italy. (Photo by Pier Marco Tacca/Getty Images)

Pasi zyrtarizoi dje Ricardo Rodriguezin, Milani raportohet se ka arritur marrëveshje edhe për një mbrojtës.Bëhet fjalë për mbrojtësin e Atalantas, Andrea Conti, për të cilën Di Marzio raporton se është arritur marrëveshje me lojtarin pas një takimi tre orësh.

Atalanta i ka dhënë leje Milanit që të mbajë takime me përfaqësuesit e lojtarit, përpara se të diskutohet çmimi i lojtarit, që pritet të jetë rreth 20 milionë euro.

23 vjeçari pati një sezon të shkëlqyer duke shënuar tetë gola dhe katër asiste në 33 paraqitje në Serie A në fanellën e Atalantas.

Milani deri më tani ka zyrtarizuar edhe Franck Kessien dhe Mateo Musacchion, përderisa Lazio ka konfirmuar se është arritur marrëveshja për Keita Balde Diao dhe Lucas Biglian.