Sport

Milan s’ka të ndalur, gati përforcimi i tetë (Foto)

Pierre Aubameyang mund t’i bashkohet Milanit gjatë kësaj vere
Sipas Premium Sport, sulmuesi i Borussia Dortmundit, Pierre Aubameyang mund t’i bashkohet gjatë kësaj vere në Milan.

Calciomercato.com shkruan se sulmuesi nga Gaboni ende është në listën e dëshirave të Rossonerëve, përcjell Express.

Thuhet se Milani i ka ofruar lojtarit 8 milionë euro në sezon. Por, Aubameyang po kërkon 12 milionë në sezon.

Milan ka qenë shumë aktive gjatë kësaj vere duke transferuar shtatë yje. Mbetet të shihet nëse Aubameyang do të jetë përforcimi i tetë.

Por, nëse dështon Aubameyang, në listën e Rossonerëve është edhe sulmuesi i Fiorentinës, Nikola Kalinic.

Aubameyang ishte pjesë e Milanit mes viteve 2008-2011, por asnjëherë nuk kishte luajtur me ekipin e parë. Ai ishte huazuar te skuadrat si: Saint-Étienne, Lille, Dijon e Monaco. /Express/