Aktuale

Milaim Zeka zbulon ‘sekretet’ e bisedave të Albin Kurtit me ndërkombëtarët

Milaim Zeka nga Nisma për Kosovën ka reaguar ndaj deklaratave të fundit të kandidatit të Vetëvendosjes për kryeministër të Kosovës, Albin Kurti, i cili ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës duhet të shkojë në opozitë, dhe i cili ka akuzuar kandidatin e koalicionit PDK-AAK-Nisma për kryeministër të vendit, Ramush Haradinaj, për kontrabandë deputetësh.

Ai ka thënë se pas deklaratave të Kurtit po detyrohet të nxjerrë, siç ka thënë ai, disa sekrete të bisedave të Albin Kurtit me diplomatët perëndimorë.

“Albini ka pranuar çdo propozim te nderkombetareve. Ka pranuar demarkacionin. Edh Gjykaten Speciale. Thjeshte eshte urtuar me shume se sa Ramushi”, ka shkruar Zeka në llogarinë e tij në Facebook.

Sipas Zekës, “mbi bazen e kesaj, amerikanet, po edhe te tjeret, dolen edhe thane: ‘Ne mbeshtesim çdo parti qe i bene numerat’!!!”.

Ky është shkrimi i plotë i Zekës në Facebook:

Albin Kurti don me lane PDK-ne ne opozite Ka fole edhe per kontrabande deputetesh nga Ramush Haradinaj

Albini i ka bere thirreje Ramush Haradinajt qe ta tradhetoje Kadri Veselin, dhe PDK/ne, qe ai ta formoje qeverine bashke me AAK/ne dhe Nismen. Madje e ka akuzuar Ramushin se po “kontrabandon” deputet, qe pastaj ta formoje qeverine me minoritetet, “duke e lutur Vuçiqin”! Po detyrohem te nxjerre disa sekrete te bisedave te Albin Kurtit me diplomatet perendimor. Albini ka pranuar çdo propozim te nderkombetareve. Ka pranuar demarkacionin. Edh Gjykaten Speciale. Thjeshte eshte urtuar me shume se sa Ramushi. Mbi bazen e kesaj, amerikanet, po edhe te tjeret, dolen edhe thane: “Ne mbeshtesim çdo parti qe i bene numerat”!!! Linde pyetja: Pse po e akuzon Albin Kurti Ramush Haradinajne, per nje gje qe po mundohet ta beje vet?!!! Ramushi do ta beje qeverine. Albini vet ka thene qe duhet biseduar me serbet e Kosoves per formimin e qeverise. Tani kur Ramushi ka filluar bisedimet sipas krshillave te Albinit, ky po thote qe ai po bisedon me Vuçiqin?!!! A thu ebeson njeri kete perralle, me perjashtim te atyre qe jane 16 vjeçar?!!!