Milaim Zeka, kandidat për deputet nga radhët e Nismas ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës është më mirë që të shkojnë në opozitë.
Zeka thotë se matematikat e këtyre dy partive nuk ka dalur ashtu siç e kishin planifikuar se do të kenë numër të deputetëve në Kuvend.
Ndërsa, ai thotë se tash kur edhe po dalin rezultatet e zgjedhjeve të 11 qershorit, do të ishte në të mirë të Kosovës por edhe në të mirë të këtyre dy partive, që të shkojnë në opozitë, siç thotë Zeka ‘për ta rimarrë veten’.
Ja shkrimi i plotë i Milaim Zekës:
PDK-ja dhe LDK eja ma mire ne opozite
Matematikat e PDK se dhe te LDK se, nuk kane dale bash kerkah, ne baze te informacioneve qe po vijne nga kutite e votimit. PDK -ja, ka llogaritur, qe ne kete parlament, te dal me minimum 37-41 deputet. Edhe LDK eja ka synuar shume me shume.
Tani qe po dalin rezultatet, ne nje vend demokratik, per hire te votes se popullit, keto dy parti munde ta votojne Qeverine e Ramush Haradinajt, por te mbesin ne opozite. Ky veprim, ne radhe te pare do te ishte ne te miren e Kosoves, pastaj ne te miren e ketyre dy partive, pasiqe kur nje njeri ka marramendje, i duhet nje pushim, per ta rimarre veten.
Nga analizat e listave qe kam bere, te pakten jane 40 kandidat te listes se VV, te cilet vijne nga radhet e PDK se. Keta njerez, te cilet kane qene aktivist te devoteshem te kesaj partive, normal qe me vete e kane marre edhe votuesin e tyre.
Edhe votimi aqe masovik per Vjosa Osmanin, po edhe per Dritonin e Lumirin, jane thjeshte shprehje e denimit, dhe ndeshkmit te politikes se Isa Mustafes. Per dallim nga antaresia e PDK se qe masovikisht kaloi ne VV, elektorati i LDK se e ndeshkoi ekzekutivin e partise, duke i votuar ata te cilet ishin kunder Isa Mustafes, i cili do te ngelet ne historin e kesa partie, si arcitekti i shkaterrimit te saje!!!/Periskopi/





















