I vetmi deputet i PAN-it që ka marrë pjesë në të gjitha seancat konstituive të Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka, përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se të hënën nuk do të shkojë në seancë, pasi sipas tij loja e VV-së është bërë e padurueshme.
Postimi i plotë i Zekajt:
Te hanen nuk shkoje ne seance te Kuvendit
Loja e VV me seancat e Kuvendit, ashte bere e padurueshme. Prononcimi i kolegut Haxhi Shala rreth kesaj logjike te autoritarizmit, eshte e sakte. Adem Mikullovci eshte zot shtepije i Kuvendit. Ai, duke zbatuar urdherat e Partise, tha se “seancen e therret kur te don ai”! Po ne praktike nuk eshte keshtu. Konsultat paraprake me te gjitha partite politike, jane te domosdoshme.
Ne shenje proteste ndaje kesaj anarkie institucionale, ne shenje proteste qe VV po e shfrytezon foltoren e Kuvendit vetem per sulme ndaj PAN/it, une si deputet, nuk do te marre pjese ne seancen e dites se hene.
Shpresoje qe Adem Mikullovci e kupton qe po keqeperdoret ne menyre extreme nga partia e tije, e cila po e ka te veshtire qe te mesohet nga kalimi i politikes ne rruge, ne politiken institucionale. VV ka nevoje per reflektim, ka nevoje per hudheje te kapadaillekut, dhe per bashkepunim institucional, edhe me ata qe mendojne ndryshe!