Deputeti i Nismës, Milaim Zeka ka thënë se Kuvendi nuk ka pasur kurrë interpelancë më koti se kjo e sotshmja.
Ai thotë se zv.kryeministrin Dardan Gashi qysh sot do ta arrestonte, po të kishte mundësi. Sipas tij, Kuvendi ka çështje shumë më të rëndësishme të diskutojë, e jo kjo për gjuajtjen me armë të Dardan Gashit.
”Dardanin me mujt sot e kisha arrestu. Kemi pasë 1 milion arsye me thirr kryeministrin për gjendjen e rëndë shëndetësore, për KEK-un, Postën, por këtu bash kerkush tërrk spo ia bën. Sepse shumica e deputetëve janë t përzier nëpër afera,të bixhozit, lojërave të fatit, afera korruptive, afera me polici etj’’, ka thnë Zeka.
‘’Interpelancë kështu absurde ishalla skemi më këtë vit’’