Aktuale

Milaim Zeka lavdëron listën e ministrave të VV-së: Nga zemra urime

Ish deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka, ka komentuar listën e publikuar të ministrave nga Albin Kurti.

Zeka thotë se Albulena Haxhiu është e duhur për ministrinë e drejtësisë, teksa ka thurur lavde edhe për Blerim Rekën, të cilin e quan intelektual.

“Nga zemra urime”, ka shkruar ndër tjera Zeka.

Postimi i plotë:

Reth listes te ministrave te propozuar

Ashte nder per çdo qeveri me pas ministra te kalibrit te Albulena Haxhiut dhe Blerim Rekes. Te tjeret nuk i njohe.

Me Albulenen kam punuar dy vite. Ja njohe mire edhe boten njerezore, po edhe biografine e kristalte familjare, ashtu sikurse pergaditjen profesionale. Thjeshte, Albulena din edhe guxon.

Blerim Reken e njohe qe 30 vite. Rralle gjene njeri me intelektual, me te guximshem dhe ma diplomat se sa ate. Diplomacia kosovare e fundosur ne fundin e bunarit me lloç, ka pasur nevoje per koven e Blerim Rekes, qe t’ia ktheje ftyren dhe nderin e humbur vendit tone!

Nga zemra urime!

the authorGazetaKNN