Deputeti i NISMA për Kosovën, Milaim Zeka, ka thënë sot se ka tri lajme të mira për Kosovën.
Ai përmes një statusi në Facebook shkruan se javën e ardhshme do të zhbllokohen institucionet e Kosovës.
Postimi i plotë:
Tri lajme të mira për Kosovën
1. Javën që vjen zhbllokohen institucionet e Kosovës. Zgjidhet Kryesia e Parlamentit. Deri më tani dy kandidatura të mira: Kujtim Shala nga LDK-ja, dhe Aida Derguti nga VV-ja. PAN-i po pret të përzgjedhë në mes Kadri Veselit dhe meje. Unë e propozoj Kadrinë.
2. Lajmi i dytë është qëndrimi i Behgjet Pacollit, i cili, me deklarimet e tija, tregoi qe nuk është robot politik, po njeri racional, që shikon interesat e Kosovës, pastaj të AKR-së.
3. Lajmi i tretë i mirë, është kandidati për kryetar të Prishtinës, Arbër Vllahiu. Njeri me një bagazh të jashtëzakonshëm. Lum ai qytet që e ka fatin me pas një kryetar të tillë.