Aktuale

Milaim Zeka akuzon Vetëvendosjen për bllokim të parlamentit

Deputeti i Nisma për Kosovën, Milaim Zeka, para se të hynte në seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës, tha se fatkeqësisht edhe kjo seancë do të përsëritet sikur ajo e javës së kaluar dhe se krejt kjo bllokadë sipas tij po ndodh për shkak të Lëvizjes Vetëvendosje, e cila nuk mori pjesë dhe në mbledhjen konsultative të partive politike.

Ai ka thënë se koalicioni PAN i ka numrat për formimin e Qeverisë dhe kryetar të Kuvendit, ndërsa i bëri thirrje presidentit të AKR-së Behgjet Pacollit dhe Lëvizjes Vetëvendosje që të reflektojnë në formimin e institucioneve shtetërore.

Zeka: Vetëvendosje po e bllokon parlamentin

“Unë personalisht, kam prit që sot do të zhbllokohet situata në Parlamentin e Kosovës. Për fat të keq, edhe sot do të ketë një ripërsëritje e seancës së kaluar. Jo që mendoj po tani më jam i bindur Lëvizja Vetëvendosje, qëllimisht është duke e bllokuar Parlamentin e Kosovës. Këtë e bazoj në faktin se ata nuk kanë shkuar në mbledhjen konsultative, e cila ka qenë e thirrur nga Adem Mikullovci. Ju e dini që një dasmë shumë e thjeshtë dhe një ditëlindje me u bërë njerëzit duhet me u konsultuar. Se çka do të bëjnë ka nevojë me u konsultuar, kryesia, grupet parlamentare, për rendin e ditës. Kjo e para. LVV po e ka vështirë të kuptojë që thirrja e tyre drejtuar PAN-it, është një thirrje për me shkel Kushtetutën, për me e shkel vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Tani, a e kemi ne një Kushtetutë të hairit apo jo, a ka qenë vendimi i Gjykatës Kushtetuese i drejtë, apo jo kjo është çështje që një ne duhet me debatua r në të ardhmen në parlament dhe me i ndryshuar ato gjëra, të cilat janë të këqija”, tha Zeka.

Ai ka thënë se tashmë ka shenja për zhbllokim duke u bazuar në deklaratat e kreut të AKR-së, ndërsa shtoi se Lëvizja Vetëvendosje nuk i ka numrat për të formuar qeverinë.