ShowBiz

Mila Kunis: Nuk dëshiroj që fëmijët mi të bëhen idiotë

Mila Kunis dhe Ashton Kutcher dëshirojnë t’i mësojnë fëmijët për vlerat e vërteta.

Ata po përkujdesen që fëmijët e tyre Vajat Isabel dhe Dmitrij Portvud që të mos shndërrohen në idiotë.

Mila dhe Ashton dëshirojnë që fëmijët e tyre të kenë një jetë normale dhe të rriten në një rreth me njerëz me dinjitet dhe jo me idiotë.

Tash kanë vendosur që fëmijëve të tyre të mos iu japin dhurata për Krishtlindje dhe Vitin e Ri, transmeton KosovaPress.

“Tash për tash tradita është që të mos u japim dhurata fëmijëve”, ka thënë Mila (34).

“Kjo nis nga ky vit. Vitin e kaluar për Krishtlindje, Vajat kishte dy vjet dhe kjo ishte tepër… Nuk i kemi dhënë asgjë, ajo dhuratat i mori nga familja jonë, por kjo ishte e tepërt. Problemi qëndron aty që fëmijët nuk çmojnë një dhuratë. Madje, nuk dinë çfarë dëshirojnë për të marrë. Dëshirojnë vetëm gjëra”, ka thënë Mila në emisionin Entertainment Tonight.