Aktuale

Mikullovci: S’kemi kuorum por po debatojmë

Kryesuesi i seancës Adem Mikullovci tha se në sallë pas pauzës janë 53 deputetë dhe nuk kanë kuorum, megjithatë, ai lejojë debat.

Derisa deputetët kanë shkuar në pauzë për 15 minuta, shefi i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca dhe ai i LAA-it, Avdullah Hoti, diskutonin me kryesuesit e seancës, Adem Mikullovci, lidhur me situatën e krijuar në sallën e Kuvendit.

Ata diskutonin se si të ecin tutje, duke e parë parasysh se në sallë ishin vetëm 55 deputetë, gjë që pamundëson vazhdimin e seancës./Kosovapress/