Aktuale

Mikullovci: PAN-i duhet të tregojë nëse i ka numrat për ta thirrur seancën

Deputeti më i vjetër i Kuvendit të Kosovës që rrjedhimisht është edhe kryesues i seancës konstituive tha për KosovaPress se PAN-i duhet të bëjë kërkesë zyrtare në Kuvend në mënyrë që të caktohet vazhdimi i seancës.

Mikullovci tha se deri më tani nuk ka kërkesë zyrtare. “Në atë moment që kërkojnë dhe thonë i kemi numrat, unë iu them: Kur po doni dhe në cilën orë? I gatshëm jam. Po pres”, tha Mikullovci për KosovaPress.

Ndryshe dje pasdite në Hajvali është nënshkruar marrëveshje mes drejtuesve të koalicionit PAN dhe Aleancës Kosova e Re për të bashkëqeverisur së bashku./KosovaPress/