Aktuale

Mikullovci: Nesër në ora 11:00 vazhdon seanca

Kryesuesi i Kuvendit të Kosovës, Adem Mikullovci ka konfirmuar për KosovaPress se nesër në ora 11:00 do të vazhdojë seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës.

Thirrja e seancës është bërë pas kërkesës së PAN-it dhe AKR-së, të cilët pas një takimi maratonik që kanë mbajtur sot nga mëngjesi deri në orët e mbrëmjes me Listën Serbe, kanë kërkuar mbajtja e vazhdimit të seancës për nesër, raporton KosovaPress.