Aktuale

Mijëra tiketa trafiku për 24 orë

Policia e Kosovës ka njoftuar se për 24 orë kanë ndodhur gjithsej 42 aksidente ku 11 prej tyre me të lënduar.

Ndërkaq vetëm për 24 orë janë shqiptuar 1 mijë e 321 tiketa trafiku. PK-ja po ashtu njofton se për këtë periudhë kohore jane arrestuar 20 persona, 12 në mbajtje dhe në vuajtje të dënimit janë 2 persona.

Në raportin e PK-së, nuk njoftohet për aksidente me fatalitet.

Policia e Kosovës vazhdimisht ka bërë thirrje për kujdes të shtuar në trafikë, kështu njëherit duke bërë thirrje që të respektohen rregullat dhe ligjet mbi trafikun rrugorë. /FaktePlus